Me një foto të “nxehtë”, Aurora dhe Kushtrimi publikojnë foton që vulos dashurinë e tyre

Pas shumë aludimeve dhe pamjeve që qarkulluan në rrjet, Aurora Rrusta dhe Kushtrim Kelani duket se kanë vendosur t’i japin fund çdo dyshimi, shkruan Raporto24.

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP Kosova” kanë ndarë për herë të parë një fotografi së bashku, duke konfirmuar publikisht lidhjen e tyre romantike.

Çifti shfaqet i përqafuar në një moment plot afeksion, ndërsa imazhi është publikuar pas eventit të organizuar për promovimin e EP-së së Londrimit, ku të dy morën pjesë.

Tashmë, me këtë postim, duket se dyshja kanë zgjedhur ta jetojnë hapur historinë e tyre të dashurisë.

Përhajër dhe shumë lumturi për çiftin e ri! 

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU