Tirana po hyn në atmosferën e një prej eventeve më të shumëpritura muzikore të kësaj periudhe, teksa Yll Limani po i jep dorën e fundit përgatitjeve për koncertin e tij madhor që do të mbahet më 12 dhe 13 qershor në Tiranë, shkruan Raporto24.
Artisti i njohur Yll Limani së bashku me ekipin e tij muzikor ndodhet aktualisht në sallën e provave, ku po punohet intensivisht në çdo detaj për të sjellë një performancë live sa më të kuruar dhe emocionuese për publikun.
Interesi për këto dy net është tejet i madh, ndërsa fansat mezi presin të bashkohen me Yllin për të kënduar hitet që e kanë shoqëruar karrierën e tij.
Vetë artisti ka ndarë edhe një moment nga përgatitjet me mbishkrimin “Tiranë, ne jemi këtu”, duke marrë menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit. Komentet entuziaste nuk kanë munguar, ku shumë prej tyre shkruajnë: “Të pret Tirana me padurim!”


