Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Brikena Selmani, ka tërhequr vëmendjen me postimin e saj më të fundit në rrjetet sociale, shkruan Raporto24.
Në orët e vona, ajo ka paralajmëruar projektin e radhës, duke lënë të kuptohet se do të jetë pjesë e një angazhimi të lidhur me futbollin.

“Më njohën për kurorën. Tani do të më njohin edhe për futbollin,” ka shkruar Brikena krahas publikimit të saj, duke mos zbuluar ende detaje të tjera.



