Maroku shkruan historinë në Botëror, e gjithë 11-shja ndaj Brazilit kanë lindur jashtë vendit

Maroku mori një pikë të artë mbrëmë ndaj Brazilit.

1-1 ishte rezultati në “MetLife Stadium”, me të dyja skuadrat që treguan veten si skuadra pretendente për këtë titull.

Ajo çka ra në sy është se në 11-shen e kampionëve të Afrikës, asnjë nga lojtarët nuk kanë lindur në Marok.

Rekordi u kompletua kur Samir El Mourabet (Francë) dhe Chemsdine Talbi (Belgjikë) hynë si zëvendësues. Nga Kanadaja në Spanjë, Francë, Belgjikë dhe Holandë, kjo skuadër e Marokut është produkt i një diaspore globale të bashkuar nga një fanellë e vetme./IndeksOnline/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU