Anglia dhe Kroacia kanë zhvilluar një pjesë të parë spektakolare në Grupin L të Kupës së Botës 2026, e cila u mbyll me rezultatin 2-2.
Harry Kane kaloi Anglinë në epërsi në minutën e 12-të nga pika e penalltisë, ndërsa Martin Baturina barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 36-të. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Kane realizoi golin e tij të dytë në takim për 2-1.
Kur dukej se Anglia do të shkonte në pushim me avantazh, Kroacia reagoi në minutat shtesë të pjesës së parë. Petar Musa shënoi në minutën 45+5′, pas asistimit të Ivan Perišić, duke barazuar rezultatin në 2-2,shkruan Raporto24/
Pas një pjese të parë me katër gola dhe emocione të shumta, gjithçka mbetet e hapur për 45 minutat e dyta. ⚽🔥/Raporto24/
Video👇🎥


