Reali kryen transferin e radhës, Konate bëhet “madrilen”

Real Madrid ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Ibrahima Konaté, i cili do të jetë pjesë e klubit madrilen për katër sezonet e ardhshme.

Në njoftimin zyrtar, klubi bëri të ditur se mbrojtësi francez ka nënshkruar kontratë që do ta mbajë në “Santiago Bernabéu” deri më 30 qershor 2030, transmeton IndeksOnline.

“Real Madrid CF dhe Ibrahima Konaté kanë arritur një marrëveshje sipas së cilës ai do të jetë lojtar i Real Madridit për katër sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2030”, thuhet në komunikatën e klubit.

Konaté konsiderohet një nga mbrojtësit më të spikatur të futbollit evropian në vitet e fundit dhe pritet të forcojë ndjeshëm repartin defensiv të skuadrës madrilene në sezonet e ardhshme.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU