Nis numërimi për ‘goditjen’ e verës nga Don Xhoni

Pas një periudhe të gjatë të dominuar nga këngët solo dhe bashkëpunimet që kanë bërë jehonë në skenën muzikore, Don Xhoni po përgatitet të hapë një kapitull të ri në karrierën e tij, shkruan Raporto24.

Reperi ka punuar për muaj me radhë në një projekt më të gjerë artistik, duke ndërtuar gradualisht rrugën drejt albumit të tij. Shenjat e para të këtij materiali u dhanë që në fund të vitit të kaluar, kur publikoi një nga këngët që paralajmëroi ardhjen e projektit të madh.

Tashmë gjithçka duket se po hyn në fazën finale. Albumi raportohet të jetë drejt përfundimit dhe publikimi i tij pritet të ndodhë shumë shpejt, duke rritur pritshmëritë e fansave që prej kohësh kanë kërkuar një material të plotë nga artisti.

Ndryshe nga sezonet e kaluara, këtë verë Don Xhoni nuk po synon të vijë vetëm me një hit të radhës, por me një koleksion këngësh që pritet të sjellin një tjetër dimension të krijimtarisë së tij. Tashmë mbetet vetëm zyrtarizimi i datës së publikimit, që do t’i japë fund pritjes së adhuruesve të reperit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU