Një foto, shumë aludime! Selin Bollati shfaqet krah DJ Gimbo-s dhe ndez rrjetin

Selin Bollati ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj më të fundit në rrjetet sociale, ku shfaqet në shoqërinë e DJ Gimbo-s, shkruan Raporto24.

Në një selfie të realizuar para pasqyrës dhe të publikuar në InstaStory, dyshja duken të buzëqeshur dhe plot stil, ndërsa ndajnë me ndjekësit një moment të zakonshëm të ditës.

Postimi është shoqëruar me një mbishkrim me nota humori lidhur me rutinën e mëngjesit, çka ka nxitur reagime dhe komente të shumta në rrjet.

Pamja e tyre është përhapur me shpejtësi në mediat sociale, duke zgjuar kureshtjen e fansave dhe duke e kthyer postimin në një nga më të komentuarit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU