Biznesmeni turk Huseyin Usta ka ndarë me ndjekësit një dedikim të veçantë për familjen e tij, duke treguar se mungesa e Gentës Ismajli dhe dy binjakëve të tyre ka qenë e vështirë për të, shkruan Raporto24.
Çifti i njohur, që prej vitesh është në vëmendjen e publikut, së fundmi është përballur me një periudhë largësie për shkak të angazhimeve të ndryshme. Megjithatë, distanca nuk duket se ka zbehur lidhjen e tyre, ndërsa ata vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të komentuara.
Përmes një postimi në Instagram, Huseyin publikoi një fotografi të Gentës me fëmijët e tyre dhe la një mesazh plot emocion, duke bërë të ditur se pritjes po i vjen fundi.
“Familja ime e vogël, po vij! Më keni munguar aq shumë… I numërova ditët, më në fund po bashkohemi. Mezi pres përqafimet tuaja të ngrohta dhe momentet e bukura që do të kalojmë së bashku”, ka shkruar ai.
Fjalët e tij kanë marrë vëmendje nga ndjekësit, të cilët e kanë parë këtë si një tregues të dashurisë dhe lidhjes së fortë që ekziston mes tyre.
Tashmë pritet me interes momenti i ribashkimit të familjes dhe pamjet që mund të ndahen me publikun.



