Influencerja e njohur Pranvera është përballur sërish me komente që lidhen me jetën e saj private, këtë herë pas spekulimeve se mund të jetë në pritje të fëmijës së dytë, shkruan Raporto24.
Teksa po komunikonte me ndjekësit përmes rubrikës së pyetjeve në rrjetet sociale, ku foli edhe për përvojën e parë të djalit të saj Jan në çerdhe, një koment mori vëmendje të veçantë. Një ndjekës i shkroi se i dukej sikur ajo ishte shtatzënë.
Pranvera vendosi të mos e lërë pa përgjigje këtë aludim. Me humorin që e karakterizon, ajo publikoi një selfie nga makina, duke ironizuar komentet e shumta që qarkullojnë në rrjet.
“U çudita që s’u paraqit hala ndonjë gjinekologe e Instagramit, por ja ku jemi”, shkroi ajo.
Me këtë reagim, Pranvera bëri të qartë se nuk ka asnjë shtatzëni të re, duke i dhënë fund zërave që nisën të qarkullonin në rrjet.



