Liverpooli e ka identifikuar sulmuesin e krahut të Brighton & Hove Albion, Yankuba Minteh, si një alternativë ndaj Yan Diomande, i cili syon t’i bashkohet Paris Saint-Germain këtë verë.
“Reds” po eksplorojnë tregun për një sulmues të krahut të djathtë për të kompensuar largimin e Mohamed Salah si transferim i lirë këtë verë.
Ish-lojtari i Newcastle United ishte një titullar i vazhdueshëm për Brighton në Premier Ligë sezonin e kaluar, ku edhe pati momente të shkëlqyera me driblimin dhe shpejtësin e tij, por arriti të kontribuonte vetëm me shtatë gola gjatë sezonit.
Liverpooli thuhet se ka ndarë 40 milionë funte për 21-vjeçarin ndërkombëtar të Gambisë/Raporto24/


