Ish-banori i Big Brother VIP Albania 5, Shëndrit Lumi, ka zbuluar disa nga kujtimet më të veçanta që ka ruajtur pas përfundimit të aventurës së tij në reality show, transmeton Raporto24.
Përmes një vlogu të publikuar në kanalin e tij në YouTube, gazetari ka treguar se vendosi të marrë me vete disa sende që lidhen ngushtë me eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme.
Mes tyre janë filxhani i kafesë që e shoqëronte gjatë qëndrimit në shtëpi, qirinjtë e tortës së ditëlindjes që festoi gjatë spektaklit, si edhe letrat e urimit që kishte marrë.
Megjithatë, objekti që tërhoqi më shumë vëmendje ishte zarfi i famshëm i “Kutisë së Pandorës”, të cilin Shëndriti e ka ruajtur si një kujtim simbolik nga rrugëtimi i tij deri në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 5.
Me këtë vlog, ai u ka dhënë ndjekësve një vështrim ndryshe mbi kujtimet që vendosi të marrë me vete nga një prej eksperiencave më të komentuara të jetës së tij.


