Dolce nuk përmbahet, lëshon deklaratën që po trazon rrjetin

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce, ka bërë një reagim në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se nuk është e shqetësuar nga lajmet dhe aludimet që po qarkullojnë për të, shkruan Raporto24.

Përmes një postimi në InstaStory, ajo shkroi se të tjerët mund të vazhdojnë të publikojnë çfarë të duan, ndërsa theksoi se fokusi i saj mbetet te ndërtimi i së ardhmes.

“Mund të vazhdoni të publikoni të gjitha fotot që dëshironi. Unë do të vazhdoj të ndërtoj të ardhmen time”, ka shkruar Dolce.

Në një pjesë tjetër të mesazhit, ish-banorja shtoi se njerëzit flasin vazhdimisht për të, duke ironizuar situatën me fjalët: “E kam thënë një gjë. Rëndësi ka që për mua flitet gjithmonë. Dhe në ëndërr po ju dal.”

Reagimi i saj vjen në një kohë kur në rrjetet sociale kanë qarkulluar postime dhe pretendime të ndryshme në lidhje me të, foto dhe ndërhyrje estetike, ndërsa Dolce ka zgjedhur t’u përgjigjet përmes këtij mesazhi. 

Screenshot

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU