Reperi i njohur shqiptar Mozzik dhe partnerja e tij, Lotina, po përjetojnë një nga momentet më të lumtura të jetës së tyre, shkruan Raporto24.
Çifti tashmë e kanë konfirmuar lajmin e bukur se janë në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhen prindër të një djali.
Lotina ka ndarë me ndjekësit e saj pamje të veçanta, ku ka ekspozuar barkun e rrumbullakosur, duke marrë vëmendjen e fansave.
Një detaj ka rënë në sy, është që Mozzik po i qëndron kaq afër Lotinës.
Të dy duken tejet të lumtur në këtë kapitull të ri të jetës së tyre, ndërsa pritja për ardhjen në jetë të djalit të tyre ka ngjallur shumë urime e dashamirësi nga publiku.



