Kiara uron Luizin për ditëlindje, detaji që mori vëmendje (Foto)

Moderatorja e njohur Kiara Tito ka zgjedhur ta urojë publikisht bashkëshortin e saj, këngëtarin Luiz Ejlli, me rastin e ditëlindjes, shkruan Raporto24.

Përmes një postimi në InstaStory, Kiara ka ndarë një fotografi familjare, të shoqëruar me një dedikim të ndjerë, ku i uron Luizit shëndet, lumturi dhe realizimin e çdo ëndrre.

Detaji që mori vëmendje është që Kiara zgjedhi një foto me vjehrrën për ta uruar Luizin për këtë ditë.

Ajo nuk ka lënë pa përmendur edhe projektin e ri muzikor të bashkëshortit, duke shprehur bindjen se ai do të arrijë suksesin që meriton.

“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime. Të uroj një vit plot shëndet, lumturi dhe realizimin e çdo ëndrre. Me gjithë zemër uroj që projekti yt i ri të korrë suksesin që meriton dhe jam e bindur se, si gjithmonë, do të shkëlqesh sepse je një dhe i vetmi. Jam krenare për ty. Të dua”, ka shkruar Kiara.

Screenshot

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU