Pas muajsh spekulimesh rreth raportit të tyre, Toney dhe blogerja Ega Islami duket se kanë vendosur të mos fshihen më, shkruan Raporto24.
Dyshja kanë ndarë për herë të parë një fotografi së bashku në rrjetet sociale, duke konfirmuar publikisht lidhjen e tyre. Në postimin e përbashkët në Instagram, ata shfaqen pranë një makine luksoze të kuqe, të veshur me kombinime elegante në ngjyrë të zezë.
Përveç fotografisë, vëmendje të madhe ka tërhequr edhe mbishkrimi në gjuhën frënge: “Il était temps”, që përkthehet “Ishte koha”.
Mesazhi është interpretuar nga ndjekësit si një sinjal se çifti ka zgjedhur pikërisht tani ta bëjë publike historinë e tyre të dashurisë, duke i dhënë fund çdo dyshimi rreth romancës. Postimi ka ngjallur reagime të shumta dhe urime nga fansat e tyre.


