Cllevio duket se po jeton një nga periudhat më të qeta dhe më të lumtura të jetës së tij, shkruan Raporto24.
Reperi ka surprizuar ndjekësit në Instagram duke ndarë për herë të parë fotografi krah vajzës që i ka fituar zemrën.
Në postimet e publikuara, dyshja shfaqet në momente romantike, ndërsa Cllevio ka zgjedhur t’i shoqërojë imazhet me mesazhe që lënë të kuptohet se ka lënë pas periudhat e vështira dhe po sheh drejt së ardhmes me optimizëm.
Në një prej fotografive, ai shfaqet para pasqyrës pranë partneres, ndërsa në një tjetër të dy ecin të përqafuar. Krahas imazheve, reperi ka shkruar fraza që flasin për frymëzim, aventura dhe një kapitull të ri në jetën e tij.
Megjithëse vendosi ta ndajë këtë pjesë të jetës me publikun, Cllevio ka zgjedhur të mos zbulojë identitetin e partneres. Ai nuk ka publikuar emrin apo profilin e saj, duke e mbajtur ende larg vëmendjes mediatike.
Fotot kanë ngjallur menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat kanë nisur të aludojnë se kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën artistit.
Në fakt, Cllevio kishte lënë të kuptohej edhe më herët se ishte në një lidhje serioze. Në një intervistë të dhënë muaj më parë për “Andale”, ai kishte rrëfyer se prej rreth dy vitesh ndodhet në një marrëdhënie dashurie, duke treguar se të dy kanë kaluar bashkë edhe periudhat më sfiduese, përpara se ta bënin historinë e tyre publike.



