Si ra në dashuri me Gjestin në Big Brother? Rrëfehet Egli Tako

Egli Tako ka folur për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP Albania” dhe mënyrën se si izolimi ndikoi në emocionet dhe marrëdhëniet që krijohen brenda shtëpisë, shkruan Raporto24.

E ftuar në podcast-in e Grida Dumës, këngëtarja tha se brenda formatit banorët shkëputen plotësisht nga realiteti jashtë dhe krijojnë një botë të tyren.

“Kur hyn aty nuk e di nëse jeta jashtë vazhdon njësoj. Ti shkëputesh totalisht nga realiteti dhe ajo hapësirë, me ata njerëz dhe ato situata, bëhet e gjithë bota jote”, u shpreh Egli.

Ajo shtoi se pikërisht kjo gjendje bën që emocionet të jenë më të forta dhe lidhjet mes banorëve të krijohen më shpejt, duke iu referuar edhe historisë së saj me Gjestin, e cila nisi gjatë qëndrimit në spektakël.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU