Vetëm pak kohë pasi u duk se kishin lënë pas çdo mosmarrëveshje, Mateo dhe Brikena kanë rikthyer dyshimet për një tjetër krizë në raportin e tyre, shkruan Raporto24.
Çifti kishte ndarë me ndjekësit një fotografi të përbashkët nga ambientet e “Top Arena”, duke krijuar përshtypjen se gjithçka mes tyre po shkonte në drejtimin e duhur. Megjithatë, situata ndryshoi shumë shpejt.
Pak minuta më vonë, fotografia nuk ishte më e dukshme në profilet e tyre, ndërsa një tjetër detaj nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit: Mateo dhe Brikena nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.
Ky zhvillim ka ndezur menjëherë diskutime në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës po pyesin nëse bëhet fjalë për një ndarje të re apo thjesht për një reagim të momentit. Nuk është hera e parë që lëvizjet e tyre në rrjet krijojnë konfuzion, pasi marrëdhënia e tyre ka kaluar disa herë mes afrimeve dhe distancimeve.
Për momentin, as Mateo dhe as Brikena nuk kanë bërë ndonjë reagim publik për të sqaruar se çfarë ka ndodhur. Deri atëherë, mbetet për t’u parë nëse kjo është fundi i historisë së tyre, apo vetëm një tjetër episod në marrëdhënien që vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut.



