Françeska Murati ka befasuar ndjekësit me një publikim të ri në rrjetet sociale, këtë herë duke sjellë në qendër të vëmendjes personin më të rëndësishëm në jetën e saj – nënën, shkruan Raporto24.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” ka ndarë një video ku shfaqet pranë së ëmës, ndërsa krahas pamjeve ka përcjellë edhe një mesazh që ka ngjallur reagime të shumta.
“Not afraid of aging, because this is my mum in her 60s. Fully natural, 0 Botox”, ka shkruar Françeska, duke theksuar se nëna e saj është në të gjashtëdhjetat dhe se pamja e saj është plotësisht natyrale, pa ndërhyrje estetike.
Publikimi është pritur shumë mirë nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar bukurinë natyrale të së ëmës, ndërsa nuk kanë munguar as komentet për ngjashmërinë e madhe mes tyre.
Brenda pak orësh, videoja ka marrë mijëra shikime dhe është shpërndarë gjerësisht, duke nxitur diskutime pozitive rreth pranimit të plakjes natyrale dhe bukurisë pa filtra e ndërhyrje.



