Dy telefonatat e Ibrahimoviqit me Modriqin, çfarë u diskutua

E ardhmja e Luka Modriqit te Milani vazhdon të mbetet e paqartë.

Mesfushorit kroat i ka përfunduar kontrata me klubin italian dhe ai tashmë përballet me dy alternativa: të vazhdojë karrierën te një klub tjetër ose të tërhiqet nga futbolli.

Sipas raportimeve, këshilltari i presidentit të Milanit, Zlatan Ibrahimoviq, ka zhvilluar dy biseda telefonike me Modriqin për ta bindur që të vazhdojë të veshë fanellën kuqezi.

Në të dyja telefonatat, Ibrahimoviqi i ka bërë të qartë se drejtuesit e klubit dhe stafi teknik dëshirojnë që ai të qëndrojë në “San Siro”, duke shprehur shpresën se kroati do të pranojë rinovimin e bashkëpunimit.

Megjithatë, Modriqi ka vendosur ta shtyjë vendimin përfundimtar deri pas përfundimit të Kupës së Botës.

Edhe trajneri Ruben Amorim, gjatë prezantimit të tij, nuk e fshehu dëshirën për ta pasur në dispozicion kapitenin e Kroacisë edhe për sezonin e ardhshëm.

“Nëse është e nevojshme, do ta telefonoj vetë. E dua Modriqin në skuadër edhe sezonin e ardhshëm”, është shprehur Amorim.

Në sezonin e tij të parë me Milanin, Modriqi regjistroi 37 paraqitje në të gjitha garat, duke realizuar dy gola dhe duke dhuruar tri asistime./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU