Një person dyshohet se është zhdukur në Liqenin e Batllavës gjatë ditës së sotme.
IndeksOnline mëson se bëhet fjalë për Abdullah Eljoheni, shtetas i Arabisë Saudite.
Pas raportimit të rastit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, ekipi i emergjencës mjekësore, si dhe hetuesia, të cilat kanë nisur veprimet dhe hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të konfirmimit zyrtar dhe informacioneve shtesë lidhur me rastin.
Më poshtë mund të shihni pamjet nga vendi i ngjarjes./Raporto24/


