​Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se dita e sotme do të nisë me mot kryesisht me diell, ndërsa gjatë orëve të pasdites pritet shtim i vranësirave, të cilat në disa zona të vendit mund të sjellin reshje lokale shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 29 deri në 33 gradë Celsius, transmeton KosovaPress.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe perëndimit, me shpejtësi 2–8 m/s, ndërsa gjatë zhvillimit të vranësirave mund të ketë përforcime të përkohshme.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU