Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e saj më të fundit në rrjetet sociale, shkruan Raporto24.
Artistja ka publikuar një fotografi të re, ku shfaqet e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë kafe, duke reflektuar elegancë dhe stil.
Me pamjen e saj natyrale dhe plot hijeshi, Beatrix duket për mrekulli, ndërsa fotografia ka marrë menjëherë pëlqime dhe komente të shumta nga fansat, të cilët nuk kanë kursyer komplimentet për këngëtaren.



