TikTokeri Rasim Avdyli ka ndarë me ndjekësit një pjesë nga një videotelefonatë që ka zhvilluar së fundmi me Vali Corleonen, i cili është shfaqur në gjendje të rënduar emocionale pas zhvillimeve të fundit që lidhen me partneren e tij, Anita Corleone, transmeton Raporto24.
Gjatë bisedës, Vali foli hapur për mungesën e Anitës, e cila ndodhet në paraburgim, duke lënë të kuptohet se situata ka ndikuar jo vetëm tek ai, por edhe te kafsha e tyre shtëpiake.
Në një moment, Rasim Avdyli e pyeti me humor nëse qeni po e ndiente mungesën e Anitës. Vali u përgjigj se edhe qeni, të cilin e quajnë Safari Corleone, është i mërzitur dhe po vuan nga largimi i saj.
Ai nuk e fshehu zhgënjimin as për vendimin e fundit të gjykatës, duke treguar se kishte shpresuar që Anita të lirohej, por kjo nuk ndodhi. I prekur nga situata, Vali shprehu hapur pakënaqësinë dhe emocionet e tij lidhur me zhvillimet e fundit.
Në fund të bisedës, Rasim Avdyli i dërgoi një mesazh mbështetës Anitës, duke i uruar që procedurat ligjore të përfundojnë sa më shpejt dhe ajo të rikthehet pranë familjes së saj.


