Ulqini është kthyer në skenën e paraqitjes së radhës së Encës. Këngëtarja shqiptare po shijon pushimet verore në bregdet, ndërsa fotografitë e fundit të publikuara nga ajo kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, shkruan Raporto24.
Me një paraqitje plot vetëbesim, Enca ka zgjedhur të nxjerrë në pah linjat e saj trupore, duke sjellë edhe këtë herë imazhe që nuk kanë kaluar pa u komentuar në rrjetet sociale.
Këngëtarja njihet për stilin e saj të guximshëm dhe për paraqitjet që shpesh bëhen temë diskutimi te fansat dhe mediat rozë.


