Sulmi terrorist në Berlin, Konjufca: Solidarizohemi me Gjermaninë, dhuna  ekstremiste s’ka vend në shoqëritë tona

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka shprehur keqardhje të thellë pas sulmit në Berlin, duke shprehur ngushëllime për familjen e viktimës dhe duke uruar shërim të shpejtë për të lënduarit.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga sulmi i tmerrshëm në Berlin. Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjen e viktimës, ndërsa u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë të gjithë të lënduarve”, ka shkruar Konjufca.

Ai ka theksuar se në shoqëritë demokratike nuk ka vend për urrejtje dhe dhunë ekstremiste, duke shtuar se akte të tilla godasin lirinë dhe hapjen mbi të cilat bazohen demokracitë.

“Republika e Kosovës shpreh solidaritetin e saj të plotë me Gjermaninë dhe qëndron fuqishëm përkrah popullit gjerman në këtë moment të vështirë”, ka deklaruar Konjufca në “X”. /Gazeta Express

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU