Bllokohet rruga te Penuhë e Podujevës pasi kamionit i bien gajbet

Rreth orës 11:30, në magjistralen Prishtinë–Podujevë, në afërsi të fshatit Penuhë, një kamioni i kanë rënë dhjetëra gajbe me shishe, të cilat janë shpërndarë nëpër rrugë.

Si pasojë, qarkullimi është bllokuar për një kohë, ndërsa në vendin e ngjarjes është krijuar kolonë automjetesh deri në largimin e gajbeve dhe pastrimin e rrugës.

Raporto24 ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen gajbet dhe shishet e shpërndara në rrugë. Deri më tani, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale./Raporto24/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU