I riu që u aksidentua nga krani vdes pavarësisht përpjekjeve 2 orëshe në QKUK për t’ia shpëtuar jetën, tjetri po e vazhdon trajtimin

Nga Emergjenca e QKUK-së kanë konfirmuar se një nga personat që është aksidentuar si pasojë e rrëzimit të kranit në Prishtinë ka ndërruar jetë. Kjo pavarësisht përpjekjeve dy orëshe të mjekëve për t’ia shpëtuar jetën.

Naser Syla nga Emergjenca e QKUK ka thënë për Express se sot kanë pranuar në Emergjencë dy të rinj të lënduar.

Ai ka thënë se të dy kanë pasur politrauma të rënda dhe njëri prej tyre pavarësisht të gjitha masave të ndërmarra për rreth dy orë, s’ka arritur të mbijetojë.

Derisa i lënduari tjetër ka lëndime të rënda por në gjendje stabile

I njejti po e vazhdon trajtimin në Klinikën Torakale.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU