No menu items!

Kjo është simptoma e panjohur e kancerit të vezoreve për të cilën nuk keni dëgjuar kurrë më parë

1% e grave nuk janë në dijeni se nevoja për të urinuar shpesh është një simptomë e kancerit të vezores, ka zbuluar një sondazh i ri. Sondazhi i kryer nga Target Ovarian Cancer zbuloi se simptomat më të zakonshme të kësaj sëmundjeje, si dhimbja në pjesën abdominale dhe fryrja e barkut, nuk njihen nga shumica e grave. Vetëm 1/5 nga 1000 gratë e intervistuara përmendën fryrjen e shpeshtë të barkut si simptomë.

Problemi me simptomat e kancerit të vezores është se janë jo-specifike. Nëse i përjetoni këto simptoma shpesh për më shumë se 12 herë në muaj, lini një takim me mjekun specialist. Ekspertët shpresojnë të ndërgjegjësojnë gratë mbi simptomat e zakonshme të kancerit të vezores, për t’i kontrolluar ato vetë, kështu ato që preken nga kjo sëmundje të mund të kërkojnë ndihmë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Gjithsesi, një studim i vitit 2009 ka zbuluar se nga 100 gra të cilat kanë nevojë të shkojnë në tualet shpesh, vetëm 2 ose 3 mund të kenë kancer të vezores. Pavarësisht se është lloji i katërt më i zakonshëm i kancerit të femrat – pas kancerit të gjirit, mushkërisë dhe zorrës – një mjek specialist mund të hasë vetëm 1 rast me kancer të vezores çdo 5 vite, mesatarisht.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.