No menu items!

Zyrtare: Gakpo transferohet te Liverpooli

Liverpooli ka arritur marrëveshje me PSV Eindhovenin për transferimin e Cody Gakpos.

Klubi holandez ka konfirmuar se tashmë kanë marrëveshje me The Reds për lojtarin.

 

“PSV dhe Liverpooli kanë arritur një marrëveshje për transferimin e propozuar të Cody Gakpo”.

“Sulmuesi 23-vjeçar do të niset menjëherë drejt Anglisë ku do t’i nënshtrohet formaliteteve të nevojshme përpara përfundimit të transferimit”, thuhet në njoftimin e PSV-së.

 

Besohet se shuma e transferimit do të jetë afro 100 milionë euro, përfshirë këtu edhe bonuset.

Gakpo po shkëlqen në këtë edicion, sidomos me paraqitjet e tij në Kampionatin Botëror me Holandën, e që bëri që shumë skuadra të vihen pas tij – me Liverpoolin që ka siguruar tani shërbimet e tij. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.