No menu items!

Megi Pojani bëhet pjesë e Big Brother VIP Albania, por jo si banore…

Megi Pojani do të jetë moderatorja e re e programit “Big Brother VIP Fan Club” në Top Channel. Lajmi është bërë me dije nga vetë televizioni, i cili ka prezantuar edhe promon e emisionit.

Sezonin e shkuar, programi që flet për polemikat e BBVIP, ishte nën moderimin e Dojna Memës, teksa këtë sezon zëvendësohet nga aktorja. Kjo do të jetë eksperienca e dytë e Megit në moderim pas “Maskat” një rubrikë në programin “E diell”.

Big Brother VIP Fan Club” do të fillojë nesër, më 8 Janar, dhe tashmë mbetet për t’u parë se cili/cila do të jetë opinionisti/ja e programit.

Kujtojmë që Megi ishte një nga finalistet e spektaklit të kërcimit “Dancing With the Stars” që e mbylli siparin pak ditë më parë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.