No menu items!

“Mashtruesi më i madh është kthyer në hero, turp për shqiptarët” – banorët e BBVA reagojnë

Mbrëmja e së shtunës ka qenë tejet e tensionuar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Të gjithë banorët janë kthyer kundër këngëtarit Luiz Ejlli, i cili ishte i pari që i shpëtoi televotimit nga katër të nominuarit e javës.

Luizi ka shkaktuar një sërë polemika brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duke provokuar banorët me situata nga më të ndryshmet.

Ai të shtunën u thirr në dhomën e rrëfimit për t’iu tërhequr vërejtja nga prezantuesja e emisionit, Arbana Osmani, e cila i ka dhënë vërejtjen e fundit për ofendimet e tij brenda shtëpisë.

Ndërkohë, banorët e tjerë që ishin në dhomën e qëndrimit ditor kanë shprehur indinjatën me faktin që publiku e ka zgjedhur si më të preferuarin personin që është aktualisht më i urryeri nga vet banorët përbrenda.

Nuk e kuptoj, çfarë po ndodh në këtë shtëpi. Ky njeri vetëm ka sharë, ka manipuluar, është për[pjekur të përdor një sëmundje kaq të rëndë për të përfitur simpatinë e njerzve dhe është kthyer në hero. Kjo është e pafalshme, është e tuprshme që ky njeri të bëhet hero”, ak thënë aktori Amos Zahariu.

Ndërkohë po të njëjtat gjëra i ka mbështetur aktorja Olta Gixhari e cila ka thënë se ndjehet e kërcënuar nga gjuha dhe sjelljet e Luizit brenda shtëpisë. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=fe37bead-fa1d-463d-9d34-9bc94d939678&ig_mid=F2B3E7BA-B809-4F17-9761-945E9435E3AE

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.