No menu items!

Stresi akuzon Xhulin: Flet kundër dhunës dhe e godet Andin në shpinë, le t’i bjerë tavolinës e jo atij

Mosmarrëveshja me Xhulin gjatë shkrimit të listës së blerjes së artikujve për shtëpinë në kuadër të buxhetit, po vazhdon të mbetet temë kryesore për Andin dhe Stresin.

Dyshja, ia kanë shpjeguar ngjarjen Ganes, derisa e kanë akuzuar Xhulin për “dhunë fizike”, pasi kjo e fundit e ka goditur Andin në shpinë.

“Ke njeriu tek buka, ajo flet kundër abuzimit, nuk bën me i ra djalit ashtu ‘baaam’, në shpinë, nuk bën ashtu. Mandej flet për dhunë, bjeri tavolinës”, ka thënë Stresi.

Ndërsa, Andi ka thënë se nuk lëndohet dot, pasi që sipas tij, ai ka probleme edhe me veshin.

“Fletën për produkte ma shtrëngonte dhe nuk e lëshonte dhe më tha ‘bëje vet’. Krejt trupin me ma fut në rezonancë 80% jam hendikep. Nuk ma hekë mua copë, se unë veshin e kam të prishtë, krejt trupin e kam me shenja”, ka thënë Andi.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.