Ndonëse në ditëlindjen e Kiarës u duk sikur gjërat mes saj dhe Luizit po shkonin në rrrugën e duhur, mesa duket jemi gabuar. Moderatorja ka pasur një tjetër përplasje me këngëtarin. Sipas Kiarës, Luizi është “njeri mbytës” që nuk i lë hapësirë për veten e saj, apo i përfshihet në debatet që ajo bën me të tjerët.
Debati mes Kiarës dhe Luizit
Kiara: Jam shumë nervozuar, a ka mundësi të më lësh rehat? Nuk e respekton fare hapsirën time. Ndjehem e ngarkuar, nuk kam gjë me ty, se respekton këtë gjë. Më lër rehat të lutem. Kjo goja të prish ty, kur i jep gojësh shumë e prish, ule pak. Nuk është bukur kjo situatë që ia hoqa dorën me nerva, po njeri jam edhe unë. Luizi mendoj vetëm për të qenë mirë ai vetë. Ai flet në mënyrë skandaloze.
Luizi: Nëse rri sikur kam ndenjur, më thua “më more frymën”, nëse të largohem, më thua “më ka ngelur hatri”. Tani çfarë të bëj unë?
Kiara: Je shumë kalama, pikë! Je kalama, je fëmijë komplet.
Luiz: Ti më thua mua jam pa terezi dhe nuk duroj dot njeri dhe mbledh katër veta këtu, por mua jo. Se kuptoj, a të kam kërkuar ndonjëherë të flemë apo të bëjmë skena, a të kam ulur ndonjëherë. Ti mendon se është e lehtë për mua që ti kam thënë ato fjalë?