Kaq u dënua adoleshenti që bëri “pakt me djallin” dhe vrau dy motrat në Londër

Një burrë britanik që vrau dy motra në një park në Londër si pjesë e një marrëveshjeje, ku ai besonte se kishte përdorur me fuqitë demonike për të vrarë gra çdo gjashtë muaj në këmbim të fitimit të lotarisë në të ardhmen, është dënuar me të paktën 35 vjet burg.

Ntanial Hussein, 19 vjeç,  vrau me thikë 46-vjeçaren, Biba Henry, dhe 27-vjeçaren,  Nicole Smolman në një sulm të dhunshëm, në një park në veriperëndim të Londrës,  në qershor të vitit të kaluar, teksa 2 gratë ishin duke festuar ditëlindjen e 46-vjeçares.

Huseini kreu vrasjet për të përmbushur pjesën e tij të një “kontrate” me demonin “Mighty King Lucifuge Rofocale”, të cilin ai e kishte nënshkruar duke përdorur gjakun e tij, duke u zotuar të “bëjë të paktën gjashtë sakrifica çdo gjashtë muaj.”

“Husseini është një person i rrezikshëm, arrogant dhe i dhunshëm, i cili që në fillim nuk tregoi asnjë pendim për veprimet e tij”, tha Maria Green, një inspektore në Policinë Metropolitane në Londër.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU