Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj më të fundit në Instagram, shkruan Raporto24.
Interpretuesja e shumë hiteve është shfaqur e kuruar deri në detajin më të vogël, duke reflektuar elegancë dhe stil në çdo pozë.
Me pamjen e saj plot hijeshi dhe vetëbesim, Dhurata duket si një yll i vërtetë, ndërsa fotografitë kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga fansat.
Artistja vazhdon të mbetet një nga emrat më të komentuar të skenës shqiptare, jo vetëm për projektet muzikore, por edhe për paraqitjet e saj gjithmonë mbresëlënëse në rrjetet sociale.




