Aktori turk drejt martesës? Fotot e fundit ndezin thashethemet për një fejesë të fshehtë

Kerem Bürsin është rikthyer në qendër të vëmendjes, por këtë herë jo vetëm për sukseset në karrierë. Aktori i njohur turk ka ndezur rrjetet sociale pas publikimit të disa fotografive nga vizita e tij në Azerbajxhan, shkruan Raporto24.

Gjatë qëndrimit atje, ai u nderua me një yll në bulevardin prestigjioz “Sea Breeze Walk of Fame”, duke u renditur pranë emrave të njohur ndërkombëtarë si Ricky Martin dhe Will Smith. Ceremonia mblodhi qindra admirues, ndërsa Bürsin u tregua i afërt me fansat, duke realizuar fotografi dhe duke dhënë autografe.

Megjithatë, nuk ishte çmimi ai që mori gjithë vëmendjen. Një unazë e vendosur në gishtin e aktorit u bë menjëherë temë diskutimi në rrjet, duke nxitur spekulime se ai mund t’i ketë dhënë fund beqarisë në fshehtësi.

Komentet e fansave nuk munguan, me shumë prej tyre që pyesnin nëse ylli turk është fejuar dhe kush mund të jetë partnerja që ka fituar zemrën e tij.

Deri më tani, Kerem Bürsin nuk ka reaguar ndaj këtyre aludimeve dhe nuk ka konfirmuar nëse unaza ka lidhje me një fejesë apo me jetën e tij sentimentale.

Lidhja e fundit e bërë publike nga aktori ishte me influencuesen turke Selin Yağcıoğlu. Edhe pse më vonë u përfol për një ndarje mes tyre, asnjëri nuk dha sqarime të mëtejshme dhe jeta private e Bürsin vazhdon të mbetet një mister.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU