Ajsel Abazi, ish-partnerja e futbollistit Eros Grezda, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj të fundit në rrjetet sociale.
Në një video të publikuar në Instastory nga plazhi, Ajsel shfaqet e veshur me bikini, duke ekspozuar linjat e saj dhe duke marrë komente të shumta nga ndjekësit, shkruan Raporto24.
Me pamjen e saj verore dhe stilin tërheqës, ajo ka arritur të “ndezë” atmosferën në Instagram.
Kujtojmë se Ajsel Abazi dhe Eros Grezda janë prindër të një djali. Lidhja e tyre mori fund disa muaj pasi u bënë prindër, ndërsa që prej atëherë secili ka vazhduar rrugëtimin e tij.




