Xhuli nuk i reziston më, zbulon fiksimin e papritur gjatë shtatzënisë

Xhuli po jeton me emocion muajt e pritjes së ëmbël, ndërsa vazhdon të ndajë me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj si nënë në pritje, transmeton Raporto24.

Së fundmi, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” publikoi një video në InstaStory, ku tregoi se netët e saj tashmë kanë një “ritual” të veçantë. E veshur thjesht dhe nga kuzhina e shtëpisë, ajo zbuloi se është fiksuar pas një ushqimi që nuk mungon në mbrëmjet e saj – trangujve turshi.

Me humor, Xhuli pranoi se ky është bërë nepsi i saj i preferuar dhe se mezi pret t’i shijojë çdo mbrëmje.

Screenshot

Ajo zbuloi gjithashtu se trangujt i kishte provuar fillimisht te një shoqe, ndërsa nëna e saj i kishte përgatitur më pas një kavanoz enkas për t’ia plotësuar dëshirën gjatë shtatzënisë.

Kujtojmë se Xhuli është në pritje të binjakëve, fëmijët e saj të parë. Ajo ka folur hapur edhe për rrugëtimin e saj drejt shtatzënisë përmes metodës IVF, duke marrë mbështetje të madhe nga ndjekësit dhe duke u bërë frymëzim për shumë gra që po përballen me të njëjtën sfidë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU