Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se deputetët e partisë së tij nuk do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme për çështjen e presidentit, e cila pritet të nisë në orën 19:00.
Haradinaj ka deklaruar para gazetarëve se AAK është përjashtuar nga bashkëpunimi për të gjetur një zgjidhje në këtë proces.
“Ne realisht na kanë përjashtuar prej bashkëpunimit për të gjetur një zgjidhje. Ndoshta sikur të kishim qenë pjesë e procesit nga fillimi ndoshta kishim mundur me i ndihmuar. Ajo që është me rëndësi është të mos vazhdohet me shkelje të Kushtetutës e votimit pa kuorum, sepse e çon vendin në drejtim të rrezikshëm. Nuk jemi pjesë e seancës. Kjo është lëvizje pa konsultë, pa dakordim, pa marrëveshje”, tha ai.
pyetur nëse i ka dëgjuar kritikat e kryeministrit Albin Kurti, të drejtuara ndaj opozitës gjatë një konference për media, Haradinaj tha se ka kohë që nuk i ndjek fjalimet e shefit të ekzekutivit kosovar





