Alisa Jetullahi zyrtarizon kandidaturën për deputete nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit

Anëtarja e LDK-së nga Podujeva, Alisa Jetullahi, ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit.

Përmes një postimi në Facebook, Jetullahi e cilësoi si nder të veçantë propozimin për kandidaturën e saj, duke falënderuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryetarin e degës në Podujevë, Ekrem Hyseni, si dhe Kryesinë e partisë për besimin dhe mbështetjen.

Ajo u shpreh se vetëm LDK-ja ka fuqinë dhe kapacitetin për të tejkaluar barrierat politike, duke përmendur edhe udhëheqjen e listës nga Presidentja Vjosa Osmani.

Jetullahi falënderoi qytetarët e Podujevës për përkrahjen e vazhdueshme, duke theksuar se besimi i tyre ka qenë jetik në rrugëtimin e saj politik, që nga zgjedhjet lokale e deri te kandidatura për Kuvendin e Kosovës.

“Sot po e nisi këtë rrugëtim të ri me njerëzit që në çdo moment qëndrojmë të përbashkuar”, ka shkruar ajo.trasmeton Raporto24

Në fund të mesazhit të saj, Alisa Jetullahi ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen LDK-së në rrugëtimin për, siç tha ajo, “t’i japim vendit qeverisjen që e meriton”.

Ajo theksoi se vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës mund ta sjellë ndryshimin dhe qeverisjen që i duhet vendit./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU