Shefi i Misionit në Selinë e Shenjtë, Vehbi Miftari, ka njoftuar se është larguar nga kjo detyrë me dekretin që ka pranuar nga U.D. Presidentes Albulena Haxhiu.
“Ky dekret shënon përfundimin e mandatit tim në Vatikan. Sigurisht, jo angazhimin tim për Republikën, së cilës i kam shërbyer çdo herë me përkushtim, pa kërkuar kurrë shpagim. Ka qenë nderi jetësor që më është bërë, duke qenë i pari shef i Misionit në Vatikan. Sot, kthehem i lumtur që jo vetëm misioni, por edhe marrëdhëniet janë të konsoliduara plotësisht”, shkroi mes tjerash ai.





