Disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit anglez kanë dhënë parashikime të guximshme, duke shprehur bindjen se “Tre Luanët” do të eliminojnë kampionët në fuqi.
Ian Wright u shpreh se Argjentina nuk është kundërshtari që e frikëson më shumë.
“Nuk i frikësohem Argjentinës siç do t’i frikësohesha Francës ose Spanjës.”
Edhe Joe Cole ishte shumë i sigurt për mënyrën se si Anglia do ta menaxhojë Lionel Messin.
“Messi luan për herë të parë kundër Anglisë? Ne do ta vëmë në gjumë. Po, 100%.”
Ndërkohë, Troy Deeney parashikoi një fitore të rehatshme të anglezëve.
“Mendoj se do ta shkatërrojmë Argjentinën. Do të fitojmë të paktën 2:0, pa shumë vështirësi.”
Ish-kapiteni i Chelseat, John Terry, beson se Anglia ka ekip më cilësor se Argjentina.
“Argjentina nuk më shqetëson. Nuk i shoh si më të mirë se ne. Lojtar për lojtar, ne jemi më të fortë.”
Në të njëjtën linjë ishte edhe Gary Neville, i cili beson se mbrojtja argjentinase do ta ketë të vështirë të ndalë sulmin anglez.
“Me qendërmbrojtësit që kanë, nuk e shoh si mund të mos shënojmë të paktën dy gola. Jemi më të shpejtë dhe kemi skuadër më të mirë.”
Ndërsa Paul Scholes pret një ndeshje të zjarrtë dhe plot tension.
“Do të jetë kaos. Do të ketë kartonë të kuq dhe gjithçka tjetër. Do të ndodhë gjithçka.”
Përballja mes Anglisë dhe Argjentinës pritet të jetë një nga gjysmëfinalet më të forta të këtij Botërori, ndërsa deklaratat e legjendave angleze vetëm sa kanë shtuar pritshmëritë dhe atmosferën para sfidës./Rapprto24/


