Përzgjedhësi i Kroacisë, Zlatko Dalic, ka vlerësuar lart rolin dhe ndikimin e Luka Modricit në kombëtaren kroate, duke e cilësuar atë si një shembull të rrallë profesionalizmi dhe përkushtimi.
Ai është padyshim motori i kësaj kombëtareje. Energjia dhe forca e tij në atë moshë janë të jashtëzakonshme dhe shërbejnë si shembull për të gjithë të tjerët
Është shumë më e lehtë të punosh kur ke një lojtar si Luka Modric, i cili është shembull i punës serioze, një person dhe futbollist profesionist, që i qaset punës së tij me seriozitet maksimal edhe në këtë moshë,” u shpreh Dalic
Mesfushori i Milanit pritet të jetë pjesë e listës së Kroacisë për ndeshjet e Kupës së Botës 2026./Indeksonline/


