Daut Haradinaj ka ndarë një mesazh prekës në rrjetin social Facebook� pas lajmit tragjik për vdekjen e drejtorit të Komunës së Deçanit, Rifat Stojkaj.
Në reagimin e tij, Haradinaj shkroi se lajmin e mori “me pikëllim të thellë”, duke e cilësuar Stojkajn si mik, bashkëpunëtor shumëvjeçar dhe mbi të gjitha “një njeri të mirë”.
Ai vlerësoi përkushtimin dhe korrektësinë e Stojkajt në shërbim të qytetarëve, duke theksuar se humbja e tij është e rëndë për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe gjithë komunën e Deçanit.
Në fund, Haradinaj u shprehu ngushëllime të sinqerta familjes Stojkaj, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin./Raporto24/





