Deputetja e PDK-së kërcënohet me jetë nga një qytetar, kërcënuesi denoncohet në polici

Deputetja e PDK-së, Arbnora Salihu, ka njoftuar se është kërcënuar me jetë nga një qytetar.

Ajo ka bërë me dije se kërcënuesi ka fyer dhe ofenduar edhe familjen e saj.

Në profilin e saj në Facebook, deputetja e PDK-së ka treguar se rastin e ka denoncuar në polici.

“Sot, përmes rrjetit social Facebook jam kërcënuar me jetë dhe jam ofenduar në mënyrën më të rëndë nga një qytetar. Përveç meje është ofenduar dhe linçuar edhe familja ime, përkundër kontributit të saj kombëtar. Rastin sapo e denoncova në Policinë e Kosovës dhe mbetet në dorën e organeve kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore ndaj personit në fjalë”, ka shkruar ajo, duke shtuar se asnjë kërcim nuk mund ta ndal në rrugën e saj.

“Përpjekjet e tilla për të më frikësuar, denigruar dhe poshtëruar përmes gjuhës së urrejtjes nuk mund të më ndalin ta kryej me përgjegjësi punën time si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Përkushtimi dhe angazhimi im për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve është i palëkundur”, ka shkruar ajo.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU