Historiani dhe publicisti Shefqet Fejzo ka publikuar në platformën X një dokument arkivor të vitit 1935, i cili, sipas tij, paraqet një raport të Konsullit të Shqipërisë në Vjenë lidhur me planet për vendosjen e hebrenjve në Shqipëri dhe idenë për themelimin e një shteti të tyre në territorin shqiptar.
Sipas Fejzos, në raport thuhet se qarqe sioniste në Londër po përpiqeshin të realizonin vendosjen e mijëra hebrenjve gjermanë në Shqipëri, në kuadër të një projekti kolonizimi, i cili lidhej edhe me konceptin e krijimit të një shteti hebre jashtë Palestinës,trasmeton Raporto24
Në dokument theksohet se ky plan shihej si i dëmshëm për interesat politike, ekonomike dhe shoqërore të Shqipërisë, ndërsa paralajmërohej se vendosja masive e elementëve të huaj mund të sillte pasoja afatgjata për stabilitetin e vendit. Po ashtu, raporti nënvizon se shqiptarët nuk kanë pasur traditë antisemitizmi, por se kjo nuk përbënte arsye për të pranuar projekte kolonizuese.
Fejzo vlerëson se dokumenti përfaqëson një qëndrim institucional të kohës, i cili refuzonte çdo ide që Shqipëria të shndërrohej në bazë për projekte shtetformuese të huaja, duke mbrojtur parimin e sovranitetit dhe interesit kombëtar/Raporto24/



