Dy zyrtarë policorë nën hetim, IPK rekomandon suspendimin për keqpërdorim detyre dhe incizim të paautorizuar

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë në raste të ndara në Mitrovicë dhe Gjilan.

Sipas IPK-së, një rreshter dyshohet për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa një toger po hetohet për “fotografim dhe incizime të paautorizuara”, pasi dyshohet se ka incizuar hetuesit gjatë një interviste zyrtare.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ndaj togerit është iniciuar procedurë penale, ndërsa hetimet për të dy rastet janë në vazhdim.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU