Përballja mes Lirisë dhe Vushtrrisë, e cila përfundoi me fitoren minimale të miqve 0-1, ka kaluar në plan të dytë për shkak të sjelljes barbare të tifozërisë mysafire.
Përpara fillimit të takimit, teksa grupi i tifozëve të Vushtrrisë po marshonte drejt stadiumit “Përparim Thaçi”, një turmë e konsiderueshme ka sulmuar pa asnjë arsye dy qytetarë të rastit që po kalonin në rrugët e Prizrenit.
Pamjet tregojnë dhjetëra tifozë duke goditur me grushte dhe shkelma kalimtarët, duke krijuar momente terrori në qytet.
Video👇
https://www.instagram.com/reel/DVoKzajCpKA/?igsh=dDZkaTQ1Z2Y5NGpp
Përplasje mes Policisë dhe tifozëve të Lirisë pas ndeshjes me Vushtrrinë në Prizren





